Një gjarpër gjigant është zbuluar në Brazil, i gjatë mbi 10 metra, që peshon pak më shumë se 400 kilogramë dhe ka një diametër prej 1 metër gjerësi.
Ky është ndoshta zvarraniku më i madh që ka parë ndonjëherë njerëzimi. Ai u nxor në sipërfaqe nga punimet për ndërtimin e një godine në shtetin brazilian të Paras. Punëtorët zbuluan në hapjen e themeleve të godinës në Altamira anakondën gjigante dhe për vënien nën kontroll të saj u desh përdorimi i vinçave dhe zinxhirëve.
Kapja e gjarprit është filmuar nga njëri prej punëtorëve dhe videoja është përhapur me shpejtësi.
Fati i gjarprit mbetet i paqartë. Nuk dihet nëse është vrarë apo është lëshuar sërish në natyrë.





