Një gomone me 1.5 ton lëndë narkotike e llojit kanabis është kapur në Itali, ndërsa dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane.
Dy shqiptarët e prangosur dyshohet se janë transportuesit e lëndës narkotike. Droga ishte vendosur në një gomone 10 metra të gjatë dhe ishte ndarë në 17 koli.
Gomonia me dy motorë u sekuestrua në brigjet italiane. Në rast se lënda narkotike do të shitej në treg, prej saj do të fitoheshin 15 milionë euro.





