Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e një personi që akuzohet për vjedhje biçikletash.

Në pranga ra Fatjon Përzhita 37 vjeç, banues në Tiranë. Në sajë të veprimeve hetimore të kryera dyshohet se Përzhita është autor i këtyre ngjarjeve:

1.Më datë 30.07.2017, në lagjen nr.13, Durrës dyshohet se në oborrin e banesës i ka vjedhur biçikletën shtetases M.Ç. 44 vjeçe.

2.Më datë 01.08.2017, në lagjen nr.13, Durrës dyshohet se në punishten e shtetasit A.M. 32 vjeç ka vjedhur biçikletën dhe një gurë fresibël, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

3.Më datë 24.08.2017, në lagjen nr.13, Durrës është kapur në flagrancë nga Efektivët e Policisë pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit D.D. 50 vjeç, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.