27tetor 2015 – Një 55-vjeçar që vidhte pacientët në spitalin e Gjirokastrës u ndalua sot nga policia. Vangjel Lengu, 55 vjeç, banues në lagjen “9 Tetori” në Tepelenë u kap për vjedhjet në spital.
Sot ai u ndalua në flagrancë, pasi tentoi t’i vidhte portofolin kryeinfermieres. Ndërsa dje ai i ka vjedhur shumën prej 4 mijë lekësh pacientes H.H., banuese në Nivicë.
/portali DurresLajm/