Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, të cilët akuzohen se kanë kryer më shumë se 7 vjedhje, vetëm gjatë muajit mars, kryesisht në banesa.përfundoi në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i, pas një

Në kuadër të operacionit “Thyerja”, u arrestua Agron Arixhiu, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa në kërkim u shpall 23-vjeçari me iniciale E.K.

Ata dyshohen se janë autorë të vjedhjes së disa pajisjeve në një Fast- Food  në rrugën “Siri Kodra”.

Nga hetimet e kryera, policia ka dokumentuar edhe 5 vjedhje të tjera në zona të ndryshme të kryeqytetit, si:

1. Më datë 01.03.2016, në rrugën “Hoxha Tasim”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit D. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, ku është vjedhur një televizor tip “LG”.

2. Më datë 05.03.2016, në rrugën “Jorgo Plaku”, në banesën e shtetasit A. Ll., 38 vjeç, në garazh, i janë vjedhur 3 matrapikë, 2 trapano dhe një pompë uji.

3. Më datë 20.03.2016, në rrugën “Ymer Ndregjoni”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Dh. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë dy televizorë plazma.

4. Më datë 24.03.2016, në rrugën e “Dibrës”, është vjedhur banesa e shtetasit D. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë një shumë prej 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë të rinj.

5. Më datë 27.03.2016, në rrugën “Fadil Deliu” është vjedhur banesa e shtetasit E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, ku janë vjedhur 1 televizor dhe disa bizhuteri me vlerë 100.000 (njëqind mijë) lekë të rinj.