Një person i akuzuar për veprën penale “Vjedhje” është ndaluar nga efektivët e policisë së komisariatit të Durrësit.
Policia njofton se ka ndaluar shtetasin D.K 35 vjeç, banues në Durrës, por nuk jep detaje se për çfarë vjedhjeje akuzohet ky shtetas.
Ndërkohë, gjatë ditë së premte, në Durrës është konstatuar vjedhja e dy shtëpive.
“Më datë 05.10.2018, në lagjen 15, Durrës, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit A.Gj, 55 vjeç.
Më datë 05.10.2018, në Durrës, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit H.D, 35 vjeç”, njofton policia.
Për të dy rastet po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





