Policia e Durrësit ka vënë në pranga rreth orës 19.00 të së hënës një shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje të disa banesave në qytetin bregdetar dhe rrethina.
I riu 23-vjeçar P.P. banues në Katund Sukth duket se ishte ‘specializuar’ në vjedhjen e shtëpive.
Policia e Durrësit ka mundur të evidentojë 5 raste vjedhjesh për të cilat akuzohet 23-vjeçari. Por përveç vjedhjes, i riu ishte shpallur në kërkim edhe për akuzën “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë”.
Gjykata e Durrësit kishte caktuar kohë më parë masën e sigurisë “Arrest në burg” për të riun, i cili do të qëndrojë pas hekurave deri në dhënien e vendimit përfundimtar për të.
Vjedhjet për të cilat akuzohet 23-vjeçari:
- 1.Më datë 29.11.2017, në Jubë Sukth ka vjedhur banesën e shtetasit H.R.
- 2.Më datë 10.11.2017, në Jubë Sukth ka vjedhur banesën e shtetasit L.K.
- 3.Më datë 12.11.2017, në lagjen nr 12 Durrës ka vjedhur banesën e shtetasit Y.T.
- 4.Më datë 27.11.2017, në lagjen nr 14 Durrës ka vjedhur banesën e shtetasit Z.Gj.
- 5.Më datë 29.11.2017, në Sektorin Rinia Durrës ka vjedhur banesën e shtetases F.B.





