Një 25-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar nga policia i dyshuar si autor i vjedhjes së 5 marketeve dhe minimarketeve, gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit.

Operacioni policor i koduar "Shëtitësi" vuri në pranga shtetasin A. L, banues në Shijak.

Nga veprimet hetimore të kryera nga policia, dyshohet se ky shtetas gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimore dhe pije alkoolike e freskuese.

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.