Policia bën me dije se në qelinë e një të burgosuri është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike.

Forcat blu njoftojnë se bëhet fjalë për qelinë e të burgosurit Sokol Isufajt, 37 vjeç, banues në  Elbasan, aktualisht i dënuar për veprën penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit".

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e sigurisë I.E.V.P.Peqin në dhomën e tij, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8.5 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Materialet hetimore në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.