Një person i dënuar me 7 vite burg është arrestuar nga policia në Mirditë. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se u arrestua Algert Mikeli, 35-vjeçar, me banim në Mirditë, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhë, ka lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë.