Specialistët për Krimet në Durrës bënë të mundur ndalimin e një personi në kërkim, i dënuar me burg për moskallëzim krimi.

I ndaluari sipas burimeve nga policia, është shtetasi E. Bushaj 39 vjeç, banues në Ishëm.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burg, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.