Personi i tretë i dyshuar për vdekjen e reperti XXXTentacion është arrestuar në një zonë rurale në Gjeorgji.
Robert Allen, 22 vjeç u kap nga policia amerikane të mërkurën dhe u dërgua në burgun "Dodge County" në Gjeorgji ku do qëndrojë derisa të jepet një urdhër i dytë.
Policia mësoi se 22-vjeçari po qëndronte me motrën e tij në Eastman të Gjeorgjisë. Zyrtarët rrethuan shtëpinë e motrës së autorit të dyshuar dhe thanë se ajo ishte bashkëpunuese kur policia shkoi për të kërkuar vëllain e saj.
Allen dhe tre persona të tjerë janë të akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit XXXTentacion në qershor. Vetëm një i dyshuar nuk është kapur ende nga policia.
XXXTentacion, emri i vërtetë i së cilit është Jahseh Onfroy, u qëllua më 18 qershor dhe vdiq në spital. Ai po dilte nga një dyqan motorik kur dy të rinj iu afruan dhe e qëlluan.





