Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e një të riu, të dënuar me burg për futjen e sendeve të ndaluara në burg.

Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se ditën e sotme u ndalua shtetasi në kërkim XH.K, 22 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Futjen apo mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionet e  ekzekutimit të vendimeve me burg”.