Sasi të mëdha kokaine me vlerë 2.7 milion euro janë gjetur brenda një kontejneri në një prej porteve të Maltës.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngarkesa ishte nisur nga Amerika Latine dhe kishte për destinacion Tiranën, raporton Newsbomb.al. Droga u gjet gjatë skanimit të kontejnerëve në terminalin e portit “Freeport” të Maltës këtë të martë.

Skaneri dalloi disa parregullsi në ngarkesa dhe pas kontrollit rezultoi se në një prej kontejnerëve frigoriferikë ishin fshehur plot 20 pako me 24 kilogram kokainë. Pakot e kokainës janë shënuar me shkronja si “GN” dhe fotografi dalluese.

Kapja e kësaj ngarkese vjen vetëm 48 orë pas kapjes së 91.2 kilogram kokaine, po në të njëjtin port. /Newsbomb.al