Specialistët kundër krimit ekonomik dhe financiar arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 29 vjeç,banues në Kukës.
Ky shtetas në P. K. K. Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.





