Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka kallëzuar rojen e burgut 313, pasi natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor tentoi që të fusë pije alkoolike dhe produkte ushqimore në qelinë e Emiljano Shullazit.

Plani i Shullazit për të pritur Vitin e Ri me alkool dështoi, ndërsa roja, pasi u zbulua u kallëzua penalisht, sipas burimeve të Shqiptarja.com nga prokuroria.

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.