Një 36-vjeçar shiqptar është arrestuar të dielën në Austri, pasi u kap me 12 kilogramë kokainë. Aktualisht, shqiptari ndodhet në paraburgim.
Mësohet se shqiptari u ndalua në autosradën Brenner, teksa gjatë kontrollit në makinë, u gjet droga e paketuar në 12 pako. Autoritetet bëjnë me dije se droga e sekuestruar kap një vlerë prej 1.2 milionë euro, ndërsa theksojnë se kjo është sasia më e madhe e kokainës e konfiskuar nga policia.
36-vjeçari shqiptar po udhëtonte me një makinë me targa gjermane, përmes Tirolit nga veriu në jug. Kreu i departamentit të emigracionit dhe policisë kufitare, Harald Baumgartner, ka bërë me dije se shqiptari ka hasur në kontradikta gjatë kontrollit nga policia, në lidhje me destinacionin dhe qëllimin e tij të udhëtimit. Nga sjellja e shpërqëndruar e shqiptarit, kanë lindur dyshimet se bëhej fjalë për një “udhëtim kontrabande”.
Megjithatë, autoritetet austriake bëjnë me dije se janë ende në fillim të hetimeve. Deri më tani nuk dihet asgjë për ndonjë bashkëpunëtor apo rrjet më të madh.