Policia greke ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar në Neraida, Thepratia, pasi në automjetin e tij u gjet dhe sekuestrua 133 kg drogë.
Lënda narkotike u gjet e paketuar në 79 pako dhe automjeti me të cilin lëvizte shqiptari ishte shpallur i vjedhur më 17 janar të vitit 2017.
Mbi shtetasin shqiptar rëndon akuza e trafikut të drogës, vjedhjes, falsifikimit dhe hyrjes ilegale.





