Policia e Lezhës ka sekuestruar 167 kilogramë kanabis sativa dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj, që e mbante sasinë e lëndës narkotike në banesë.

Më datë 28.09.2016, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Marko Tushaj, 40 vjeç, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 167 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa”, informon policia.