Një shtetas shqiptar me inicialet B.R., 23-vjeç, është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare italiane e qytetit të Triestes.
23-vjeçari shqiptar, akuzohet se ka favorizuar emigracionin klandestin pasi në automjetin e tij me targa franceze, po udhëtonin edhe 3 persona, dy shtetas kosovarë dhe një shqiptar, të cilët nuk i kishin të plota mjetet identifikuese për të lëvizur jashtë kufirit.
Shqiptari B.R i cili drejtonte automjetin e që ishte i pajisur me dokumenta të rregullta identifikimi është arrestuar nga autoritetet italiane e ndodhet në burgun e Coroneo në provincën e Triestes.
3 klandestinët që udhëtonin me të janë denoncuar në gjëndje të lirë.





