Seksioni për narkotikët ka vënë në pranga një të ri në Durrës, pasi u kap me disa doza marijuanë teksa po tentonte të kalonte kufirin përmes portit.

“Më datë 25.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 26, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të kryer nga Specialistët e Kufirit në Vijën e Dytë, në çantën e tij iu gjet dhe sekuestrua rreth 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë”, informojnë burime zyrtare policore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.