Policia Rrugore e Luccas në bashkëpunim me atë të Massas në Itali, përgjatë autostradës A12, kapën dhe arrestuan një të dyshuar trafikant droge që i’u gjet në posedim rreth 4 kg kokainë.
Rreth orës 20:00 të së hënës, një patrullë e Policisë Rrugore të Viareggio, pas një denoncimi nga kolegët e policisë së autostradës Pontremoli, ndaloi për një kontroll përgjatë karrexhatës jugore të automobilit A12 një Audi me targa italiane dhe me një person të huaj në bord, i cili po vazhdonte me shpejtësi të madhe me manovra të rrezikshme. Shoferi, një 30-vjeçar shqiptar, ka shfaqur menjëherë nervozizëm pasi është ndalur.
Pas kontrolleve në automjet, efektivët zbuluan një qese plastike me 3 pako lëndë narkotike të dyshuar e cila më pas rezultoi se ishte kokainë. Lënda e sipërpërmendur dhe makina u sekuestruan, ndërsa subjekti i arrestuar u dërgua në burgun Luça.