Autoritet greke kanë gjetur trupat e pajetë të 4 emigrantëve dhe kanë mundur të shpëtojnë 27 të tjerë pasi skafi në të cilën gjendeshin u mbyt në afërsi të ishullit Kos. 

Mes të shpëtuarve janë pesë fëmijë të vegjël dhe një foshnjë të cilët janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kos, ku pas analizave janë konstatuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Mediat greke thonë se mjeti lundrues u pikas pas manovrave të rrezikshme me shpejtësi të madhe në det dhe më pas drejtuesi ka humbur kontrollin. Si pasojë, emigrantët e kanë gjetur veten në mes të detit. 

Greqia ishte në vijën e parë të një krize emigrantësh në vitin 2015, ku më shumë se 1 milion njerëz, kryesisht refugjatë sirianë, kaluan nga Turqia në shtetin fqinj përmes detit.