Policia ka arrestuar në Mirditë drejtorin e Qendrës Shëndetësore të Klosit të cilit i është gjetur një armë pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, 45-vjeçari Gjon Lleshi, është kapur me një armë pistoletë tip “Ecol Special 99”. Policia bëri të ditur se, gjatë kontrollit të ushtruar 45¬vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Ecol Special 99” dhe 4 fishekë të kalibrit 9mm.

Nuk dihen arsyet pse drejtori qarkullonte me armë në brez dhe policia po punon për të zbardhur nëse ka konflikte me persona të tjerë.