Policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga Saranda, pasi u kap në ambientet e burgut të Fierit me kanabis sativa.

“Në pranga u vu M. Sinanaj, 36 vjeç, pasi gjatë kuntrollit në hyrje të takimeve me personat që vuajn denimin në IEVP-në Fier, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës matriale 97.20 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Proddhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”.