Kapet në banesë me kanabis sativa, policia arreston të riun nga Durrësi.
Në prangat e specialistëve të Antidrogës ra S. Ymeri, 21 vjeç, banues në Durrës.
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 52 gr kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





