Policia italiane ka sekuestruar 650 kg kokainë në Livorno ndërsa në pranga kanë përfunduar 5 persona, mes të cilëve një shqiptar i identifikuar si Dorian Poteku.

Të arrestuarit e këtij operacioni janë: Salvatore Casamonica, Silvano MandolesI, Tomislav Pavlović, Dorian Poteku dhe  Marcello Schiaffini.

Operacioni antidrogë nisi më 15 janar pas një sinajlizimi nga financa italiane të mbërritjes së një sasie të madhe kokainë në portin e Livornos. Sasia e drogës së fshehur në kontenier ishte për llogari të një shoqërie që prodhonte kafe në Honduras.

Transporti i kokainës është kryer përmes së ashtuquajturës metoda “Rip-Off”. Droga ishte fshehur në çanta lehtësisht të transportueshme menjëherë sapo të hapej kontenieri.