MAQEDONI, 15 prill 2013– Institucionet përgjegjëse të Republikës së Maqedonisë kanë kapur një trafikat të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Konkretisht personi me iniciale Q.A (22) nga Shkupi është kapur me 500 gramë herionë të fshehur në të brendshmet e tij. 

I arrestuari u kap në pikën kufitare "Bogorodica" që ndan Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa ishte në autobusin e linjës Stamboll-Shkup. 

Droga e konfiskuar është e kualitetit të lartë, që në tregun vendor pritej të arrinte çmimin prej 50.000 euro.

Personi i arrestuar këtë punë e kryente për kompensim në një vlerë monetare prej 1000 eurove.