Elijah Esaias Holyfield, djali 19-vjeçar i ish-kampionit të botës në peshat e rënda në boks Evander Holyfield, është arrestuar sot nga policia për shkak se është kapur në flagrancë duke trafikuar marijuanë. Ai është lojtar i futbollit amerikan në Universitetin e Xhorxhia. Policia, pas sinjalizimeve që kishte marrë, ka kontrolluar banesën e tij në kampusin universitar dhe ka gjetur drogën, duke arrestuar 19-vjeçarin.

Kanë qenë disa punonjës të universitetit ata që kanë sinjalizuar policinë, pasi kanë ndjerë erën e kanabisit në godinë, e cila më pas ka ndërhyrë dhe ka arrestuar djalin e ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Evander Holyfield. Por djaloshi është lënë në gjendje të lirë nga policia, pasi ka paguar gjobën prej 4000 dollarësh, por do të dalë sërish para gjykatës.