Mbi 300 gramë kokainë u sekuestrua nga Policia e Tiranës, ndërkohë që në pranga u vu një 34-vjeçar, i cili e shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Krenar Liçi u arrestua nga agjentët e Antidrogës në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në brendësi të automjetit të tij u gjet edhe sasia e konsiderueshme e kokainës.

Në rast se do të shitej në tregun e kryeqytetit vlera e përfituar do t’i kalonte 20 mijë eurot.