Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar me një sasi 21 gram kokainë të ndara në 42 doza në makinën tip “Renault Clio”, me të cilën po udhëtonte.
I riu është ndaluar nga policia pranë Komunës së Monte San Savino pasi është vënë re me një qëndrim të dyshimtë.
Sasia e kokainës është gjendur e fshehur me dy pako cigaresh dhe ishte e ndarë në 42 doza kokaine të bëra gati për shitje.
I riu, duket se banonte në Incisa Valdarno, prandaj policët kontrolluan gjithashtu shtëpinë, por me rezultate negative.
22-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg në Sollicciano.





