Vladimir Gjuta është kapur nga gardistët ndërsa zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS në afërsi të selisë rozë.

Mësohet se ai ka qenë i pajisur me pistoletë, që e kishte të mbushur.

Vladimir Gjuta, 40 vjeç, është një emër i njohur kryesisht 5 vitet e fundit, sa i takon një hetimi të nisur tek ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për shpërthimin me tritol të kryer ndaj farmacisë të babit të ish-ministrit Tahiri.

Ai u lirua nga paraburgimi më 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.

Mësohet se kushëriri që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.