Arrestohet në Durrës një 18-vjeçar që lëvizte me thikë me vete.

Bëhet fjalë për shtetasin A. Dollaku 18 vjeç, banues në Durrës.

Ai u arrestua mbrëmë rreth 02:30 të natës, në lagjen nr.12.

Pasi policia i ushtroi kontroll fizik të riut dhe i gjeti thikën, atij iu vunë prangat.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh ai mbante armë të ftohtë me vete.

Ndërkohë, ndaj 18-vjeçarit rëndon akuza e “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje e armëve të ftohta”.