Ishte e shpallur në kërkim për vjedhje, 24-vjeçarja ndalohet në portin e Durrësit në tentativë për të kaluar kufirin.
Bëhet fjalë për shtetasen në kërkim A.Luta, banuese në Cërrik.
Gjatë kontrollit të kryer në sistem nga Punonjësit e Policisë, u evidentua që ajo ishte shpallur në kërkim.
Më datë 24.04.2017 në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur dhe ka bërë kallëzim ndaj saj shtetasi E. L., i cili e akuzon për vjedhje.
Pas ndalimit, uniformat blu të Durrësit e transferuan në Komisariatin e Policisë Cërrik për veprime të mëtejshme procedurale.





