Një shtetasi nga Kosova i shpallur në kërkim, është ndaluar nga uniformat blu në Durrës, në tentativë për të kaluar kufirin përmes portit.

“Më datë 29.12.2017, në PKK Port Durrës, u kap shtetasi në kërkim A.B, vjeç 26, banues në Kosovë”, informon sot policia.

Sipas të njëjtave burime, më datë 13.12.2016 Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar urdhër arrestin për 26-vjeçarin, nën akuzën e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Iu dorëzua palës kosovare në PKK Vërmicë.