Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka ndaluar me qëllim ekstradimin, një 26-vjeçar në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi zyrtar i policisë sqaron se, më datë 28.07.2018, u ndalua shtetasi D.K, 26 vjeç, banues në Kosovë.

Mësohet se Gjykata e Pejës e ka dënuar këtë shtetas, me 14 muaj burg për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 188 i Kodit Penal Kosovë.