Policia kufitare e Durrësit ka arrestuar ditën e martë në orën 23:00 shtetasin rumun në kërkim, Ilie Onutu, 33 vjeç.
Ai akuzohet se në një hotel të Tiranës, i ka vjedhur një shtetasi francez dy aparate profesionale fotografimi.
Onutu ishte nisur për në Itali dhe po merrte tragetin kur është arrestuar nga policia. Vjedhja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Him Kolli”. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë identifikuar autorin.





