Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur produkte të ndryshme në një supermarket të qytetit.
I arrestuari është V. S., 43 vjeç, banues në Durrës.
Ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale të “vjedhjes”, ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





