Policia e Vaut të Dejës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brezi”, duke arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar për armëmbajtje pa leje në fshatin Nënshat.
I ndaluari është shtetasi E. P., banues në këtë zonë, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës teksa lëvizte me një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.
Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan si prova materiale, ndërsa ndaj të riut tashmë kanë nisur procedurat ligjore. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.





