Policia e Shtetit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në operacionin që kanë marrë pjesë Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Thanë dhe ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur arrestimi i të kërkuarit Herjolind Lena, 43-vjeç nga Maqedonia e Veriut.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Herjolind Lena, 43 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykata Supreme e Kantonit të Bernit, Zvicër, me vendimin e datës 07.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 3 muaj burg për veprat penale “Grabitje” dhe “Mashtrim”, mbetur në tentativë, parashikuar në Kodin Penal zviceran.





