Një 34-vjeçar i kërkuar për një sërë veprash penale ka rënë në prangat e policisë.

Nga burimet zyrtare mësohet se i riu me iniciale T.K., është kapur në pikën kufitare të Rinasit duke ardhur nga Gjermania.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhrit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania”, njofton policia.