TIRANE, 11 maj 2013– Përfundon arratisja e pjesëtarit të “bandës së Yzberishtit”, i dënuar me 22 vjet burg Ilir Avdillari. 

Policia e Burgjeve në bashkëpunim me policin e shtetit, arrestuan mbrëmjen e së premtes në afërsi të Rrogozhinës shkelësin e lejës shpërblyese, duke e kthyer përsëri në qelinë e burgut të Fushë Krujës.

Sipas policisë, për vendndodhjen e Avdillarit, është mësuar në rrugë operative nga bashkëvuajtesit e të dënuarit që ndodhen në institucioin e vuajtjes së dënimit në Fushë Krujë. 

Avdillari I njohur si pjesëtar I bandës së Yzberishtit, kishte marr leje 7 ditore dhe nuk është kthyer në qelin e burgut. 

Për këtë arratisje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra deri në sqarimin e rastit drejtorin e institucionit Grigor Prifti.