Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle për prodhim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në një shtëpi në rrugën Major, autoritetet zbuluan një plantacion të fshehur me 372 bimë marijuanë dhe 42 kilogramë marijuanë. Droga e konfiskuar do të kishte një vlerë prej më shumë se 100.000 euro në tregun me shumicë.
Ky operacioni është rezultat i një hetimi që nisi në fillim të vitit pas marrjes së informacionit për një plantacion të mundshëm kanabisi brenda një shtëpie në Els Omellons. Hetimet çuan në vendndodhjen e shtëpisë në rrugën Major, ku vihej re një prani e vazhdueshme e automjeteve dhe njerëzve nga jashtë qytetit.
Kjo ngjalli dyshime për shkak se qyteti është i vogël dhe lëvizje të tilla nuk kishte shpesh.
Për më tepër, nga jashtë mund të shihje tre kompresorë të ajrit të kondicionuar dhe kanale ajri, pajisje që përdoren zakonisht në plantacionet e brendshme të marijuanës. Agjentët vunë re gjithashtu se këto pajisje punonin pa ndërprerje, pavarësisht nga temperatura e jashtme.
Gjatë kontrollit u gjet një infrastrukturë komplekse e destinuar për kultivimin e marijuanës, e cila përfshinte shtatë kompresorë dhe difuzorë ajri, 45 llamba dhe transformatorë, 22 ventilatorë, gjashtë filtra ajri nxjerrës dhe produkte fitosanitare. Gjithashtu, mashtrimi me energji elektrike u konfirmua kur u konstatua se energjia në shtëpi ishte manipuluar.