Sekuestrohet në Elbasan 23.5 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë dhe arrestohet poseduesi i saj. Policia ka vënë në pranga shtetasin Florenc Zaçe, 32 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ku është gjetur droga, policia ka sekuestruar edhe dy telefona celularë, një automjet “Volsvagen Passat”, me targa AA 414 FG, një peshore elektronike dhe 40.000 lekë të rinj.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe shtetasin L.SH, 31 vjeç, banues në Cërrik sepse ndaj tij ka nisur dhe procedimi penal.





