29tetor 2015 – Policia shqiptare në bashkëpunim me atë Italiane ka arrestuar një 33 vjeçar shqiptar, pjestar i bandës së hajdutëve në Verona të Italisë. Arrestimi i tij u bë në Tiranë, nga policia shqiptare pas udhëzimeve të dhëna nga ajo italiane, shkruan syri.net

Sipas marrëveshjes mes dy shteteve i riu edhe pse me origjinë shqiptare do të ekstradohet drejt Italisë, për t’u gjykuar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.

Ky është shqiptari i 4-të i bandës prej 16 personash që bie në prangat e policisë, mbas tre të parëve të cilët u kapën në Verona.

Ndërkohë që është lëshuar urdhër arresti edhe për 12 persona të tjerë, ku 11 prej tyre janë shqiptarë dhe 1 italianë.

Banda e hajdutëve operonte në Verona, Breshia dhe Milano, ata quheshin ndryshe dhe banda e akrobatëve për shkak të mënyrës se si i zhvillonin grabitjet.

/portali DurresLajm/