24 korrik 2015 – Nëna që i çoi djalit kanabis në burgun e Peqinit, sot ka përfunduar në prangat e policisë.
58-vjeçarja nga Tirana, Fatime Fregjaj, ditën e djeshme u shpall në kërkim pasi u zbulua se në çantën me ushqime që kishte dërguar në burg për të birin, kishte dhe kanabis sativa.
Ajo u arrestua nga policia e Elbasanit dhe mbi të tashmë rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/