Autoritetet kolumbiane kanë kapur një nëndetëse që po transportonte kokainë me vlerë 18 milionë dollarë për një kartel meksikan droge.

Sekuestrimi ndodhi në Tumaco dhe policia arrestoi 3 persona që po drejtonin nëndetësen.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nëndetësja që ka një vlerë prej 1,2 milionë dollarësh ka hapësirë për të transportuar deri në 3 ton kokainë.

Mendohet se transporti po kryhej nga Grupos Armados Organizados Residuales E-30, një nga organizatat kriminale më të rrezikshme kolumbiane. Kjo organizatë kishte marrëveshje për dërgimin e 1 ton kokaine për kartelin e Jalisco.