24 orë nga arratisja spektakolare nga burgu i Civitavecchia-s, në Romë, kapet njëri prej shqiptarëve. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Lekë Luca, i cili eshte arrestuar ne fshatrat afer burgur. Mesohet se shqiptari i kishte kembet te thyera, raporton Il Messaggero

Tashmë vëmendja përqëndrohet te i arratisuri i dytë, Osvaldi Marku 22 – vjeç. Luca dhe Marku u arratisën të dielën nga burgu, duke çarë gardhin rrethues dhe më pas përdorën çarçafët e të dënuarve për të kaluar murin.

Shqiptarët u arratisën nga oborri ku zakonisht të burgosurit shëtisin. Lekë Luca vuante dënimin për grabitje dhe shpërndarje droge, ndersa tashme do te vuaje denimin edhe per vepren penale te arratisjes.

22-vjeçari Osvaldi Marku, ende i lirë, ishte pjesë e një bande shqiptarësh që grabisnin bankomate dhe sende me vlerë.