Tri ditë pas vrasjes së biznesmenit Vasil Dervishaj, policia ka vënë në pranga një nga ekzekutuesit e dyshuar.
Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit me iniciale A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, që dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit mbrëmjen e 4 qershorit, kur u ekzekutua 29-vjeçari. Gijthashtu, të dyshuarit iu gjetën edhe një xhup e një kapuç.
Ndërkohë, vijojnë hetimet dhe puna për të kapur vrasësin e dytë të dyshuar të biznesmenit të kafesë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 78 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.





