Gjatë një kontrolli të ushtruar në kufirin e gjelbër nga Policia Kufitare e Qafë Thanës, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pako me kokainë.

Sipas burimeve zyrtare në afërsi të territorit maqedonas u gjet 1 kg e 144 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Ndërkohë policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit.